Basketboll

EKIPET MË EFIKASE NË RRËMBIMIN E TOPAVE PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

EKIPET MË TË MIRA NË RRËMBIMIN E TOPAVE

Sa i përket rrëmbimit të topave këtu kemi një befasi të këndshme dhe skuadra më e rrezikshme ka qenë Feronikeli i cili në 24 ndeshjet e zhvilluara pati mesatare prej 9.7 topave të vjedhur. Rrëmbyesit e dytë më të mirë të topave ishin portokallinjt e Prizrenit.
Bashkimi sivjet kishte një ndër ekipet me mbrojtjen më të papërshtatshme në Superligë dhe mesatarisht rrëmbyen nga 9.1 topa për ndeshje. Shifra të mira sa i përket kësaj statistike pati edhe Golden Eagle Ylli që u udhëhoq nga fundori fantastik Valon Bunjaku dhe në pozitën e tretë, therandasit vodhën 8.5 topa për duel. Në fund, pozitat 4-5 në kte element të lojës e ndajnë skuadrat e Pejës dhe
Rahovecit me nga 8.3 topa të vjedhur për ndeshje, secila.

EKIPET MË TË MIRA NË RRËMBIMIN E TOPAVE

Feronikeli 9.7 tvj pn
Bashkimi 9.1 tvj pn
Golden Eagle Ylli 8.5 tvj pn
Peja 8.3 tvj pn
Rahoveci 8.3 tvj pn

Komentet janë të mbyllura.