PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT – SIPAS ANDIN RASHICËS TË PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës, ueb-sajti ekskluziv dhe i vetëm i basketbollit në mbarë shqiptarinë, AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar dhe në rrjedha me gjithçka që ndodhë në basketbollin vendorë dhe të huaj.
Në vazhdën e përzgjedhjeve për më të mirët e stinorit që lamë pas në Superligën e Kosovës në Basketboll, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me trajnerët e skuadrave kosovare sivjet, duke sjellur ekskluzivisht opinionet e tyre për pesëshet më të mira të stinorit, sipas mendimeve personale të tyre.
E vazhdojmë me trajnerin prishtinas, Andin Rashica. Ai ka përzgjedhur këtë pesëshe si më të mirën për sivjet në elitën kosovare të basketbollit dhe veçori e pesëshes është sepse të gjithë janë lojtarë vendorë dhe për këtë ka dhënë edhe arsyejet e veta:
Valon Bunjaku (Golden Eagle Ylli)
Dardan Berisha (Peja)
Mikaile Tmusic (Sigal Prishtina)
Drilon Hajrizi (Peja)
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina)
Sipas Rashicës arsyeje të forta të përzgjedhjes në fjalë, janë lojërat e mira të tyre sivjet dhe poashtu të gjithë kanë trofe të fituar dhe kanë ‘formulë’ se si fitohet titulli. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.