Basketboll

ZYRTARISHT U ANULUA STINORI NË ABA LIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e garës prestigjioze ballkanike, ABA Liga e kanë anuluar përfundimisht stinorin e sivjetmë të kësaj gare, përcjellë AsistiOnline.com

Klubet e ABA Ligës u takuan dje(27 maj) në mënyrë që të vendosnin për fatin e sezonit 2019-20 dhe ato morën vendim për anulimin e tij. Klubet gjithashtu votuan për të mos shpallur kampion të garës sivjet.

ABA Liga planifikoi qëllimisht takimin pas vendimit të Euroligës dhe vendimi i sotëm u ndikua shumë nga anulimi i garës evropiane elitare, si dhe nga fakti që ajo do të mbajë të njëjtat 18 ekipe për sezonin e ardhshëm dhe nuk do pranojë ekipa nga ABA Liga për stinorin 2020/21.

Sipas mediave ballkanike, Partizani, Mornari dhe Buducnosti ishin skuadrat e vetme që dëshironin të rifillojnë sezonin. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.