Basketboll

NGA LIPJANI PRESIN ANULIMIN E VENDIMIT: TREGOJNË HAPAT NËSE NUK ARRIHET NJË GJË E TILLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu sikurse për Feronikelin edhe për Lipjanin, Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë vendosi që ta rrëzojë nga Superliga për në Ligën e parë me vendim të bordit, shkruan AsistiOnline.com

Ky vendim nuk ju ka pëlqyer fare, drejtuesve të skuadrës nga Lipjani të cilët janë ankuar në FBK dhe pas marrjes së ankesës, këta të fundit e kanë dërguar në bord për rishqyrtim vendimin në fjalë.

Anëtari i bordit të klubit të Lipjanit, Ilirian Olluri për AsistiOnline.com, thotë se vendimi është i pa bazë dhe i pa merituar, andaj si i tillë presin që të anulohet.

‘’Presim që vendimi të anulohet sepse nuk ka asnjë bazë dhe ende jemi në dilemë se pse u mor ky vendim. Po nëse nuk ndryshohet vendimi bordit, klubi do të mbaj përsëri një takim ku do të shprehen mendimet rreth vendimit të FBK-së, mirëpo shpresoj që nuk do të ndodhë një gjë e tillë dhe do presim se çfarë do ndodhë nga ky takim i radhës i FBK-së”.

Tutje, Olluri tregon për hapat e klubit të Lipjanit nëse kërkesa e tyre nuk miratohet.

E kemi parë të rrugës, që mund edhe të ndodhë të ankohemi në FIBA dhe të presim edhe mendimin e tyre rreth kësaj çështje, por ne fillimisht do presim rishqyrtimin e vendimit nga bordi i FBK-së”, tha në fund Olluri.

Para anulimit të stinorit, skudra e Lipjanit ishte e fundit në tabelë me pak gjasa për shpëtim nga rënia, ndërsa ditë më parë bordi i FBK-së vendosi që së bashku me Feronikelin ti rrëzojë në Ligën e parë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.