BERISHA: DEBUTIMI HISTORIK ISHTE FANTASTIK, ARRITËM REZULTATE TË KËNAQSHME
Prishtinë(AsistiOnline) – Debutimin e Kosovës 3×3 në garat ndërkombëtare si shumë pozitiv e ka parë edhe basketbollisti që ishte pjesë e Përfaqësueses qysh në vitin e parë të themelimit, pra në vitin e kaluar, Albatrit Berisha.
Basketbollisti nga Prishtina që njëherazit luan edhe tek Vëllaznimi i Gjakovës, tha se mendon që në Rumani kanë lënë përshtypje shumë të mira dhe në vitet e ardhshme do ta përfaqësojnë Kosovën edhe më denjësisht.
”Përshëndetje të gjithëve. Intervista ime do të jetë nga makina për shkak se jam në udhëtim. Mendoj se në Rumani kemi lënë përshtypje shumë të mira, ashtu kanë qenë edhe fjalët e të tjerëve. Emocionet janë të veçanta, kur dihet se Kosova mori pjesë për herë të parë në kualifkiime evropiane dhe ne kemi qenë lojtarë të cilët e kemi Përfaqësu dhe kemi hyrë në historinë e Kosovës. Mendoj që edhe suksesi nuk ka munguar, duke e ditur se nga Sllovenia kemi humbur, për shkak të përvojës sonë, mirëpo lojën tjetër e kemi fituar me një rezultat shumë të mirë, 21-6. Jemi renditur në vendin e 6-të dhe mendoj që në të ardhmen do të japim edhe më të mirën tonë edhe me përvojën që e kemi krijuar, shpresoj që ta përfaqësojmë Kosovën sa më denjë”, tha Berisha.
[VIDEO]:
Komentet janë të mbyllura.