Basketboll

PËRCAKTOHEN DATAT E MBAJTJES SË SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndër vendimet e bordit të FBK-së, gjatë ditës së sotme ishte edhe caktimi i datave për mbajtjen e Superkupës së Kosovës për këtë vit kalendarik.

Në njoftimin e lëshuar sot nga FBK, thuhet se organizimi i Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat në formë të turneut do të mbahet prej 16 deri më 20.09.2020.

Të kujtojmë se vitin e kaluar, Superkupa e Kosovës ishte mbajtur në Rahovec nën një organizim fantastikë nga nikoqirët, ndërsa në finale u patën takuar, Sigal Prishtina dhe Rahoveci, përderisa trofeun e fituan kryeqytetasit e Prishtinës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.