Basketboll

ISH-BASKETBOLLISTI I LIPJANIT, TRANSFEROHET NË ELITËN E SERBISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Devaughn Jenkins që mbrojti ngjyrat e skuadrës kosovare të Lipjanit gjatë stinorit vjeshtor 2019/20, tashmë është bërë me skuadër të re., shkruan AsistiOnline.com

Alo qendra amerikane 201 centimetërshe, ka nënshkruajtur me skuadrën elitare serbe, ”KK Vrsac Swisslion”. Në fakt Jenkins së fundmi ka luajtur në Kozuv të Maqedonisë së Veriut dhe në 6 ndeshje me ekipin maqedonas ka pasur mesatare prej, 13.5 pikë dhe 8.5 kërcime për ndeshje

Ndërsa tek Lipjani, Jenkins në 9 ndeshje në Superligën e Kosovës, pati statistika shumë mbresëlënëse prej, 21.4pikë, 11.2 kërcime, 1.9 asiste, 1.1 vjedhje topash dhe 1.8 bllokada për ndeshje.

Jenkins është i diplomuar në kolegjin ”Angelo State” të SHBA-ve në vitin 2018 dhe ky do të jetë sezoni i tij i tretë në Evropë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.