Basketboll

DALLASI PA PORZINGISIN NË NDESHJEN E 6-TË NDAJ CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e fuqishme letoneze, Kristaps Porzingis do jetë jashtë parketit për pjesën tjetër të serisë kundër Clippers

Letonezi do jetë jashtë parketit për pjesën tjetër të raundit të parë të playoff-it, që Dallasin e luan ndaj Clippers

Mavericks kanë njoftuar, se lojtari i tyre Kristaps Porzingis ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë dhe ata e kanë liruar për kurim për pjesën e mbetur të serisë së tyre të raundit të parë, kundër Clippers.

Mungesa e tij është një goditje e madhe për Mavericks të cilët do ta kenë shumë vështirë pa të, ndaj super-ekipit të Doc Rivers.

Sidoqoftë, Clippers tani kanë avantazhin e serisë prej, 3-2 dhe mund t’i mbyllin gjërat të dielën nëse fitojnë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.