Basketboll

ZYRTARE: VALON BUNJAKU MBETET EDHE PËR NJË STINOR TE YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon të mobilizohet për stinorin e ri në basketbollin e Kosovës.

Therandasit kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me fundorin prizrenas, Valon Bunjaku i cili pritet të jetë ndihmesë e madhe në synimet e tyre për trofe. Përderisa në njoftim, tutje thuhet se klubi i Yllit është duke pritur njoftimin nga FBK-ja për fillimin e stërvitjeve.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për sezonën 2020/2021 me njërin nga akterët kryesorë të sezonit të kaluar, plejmejkerin më të mirë vendor, Valon Bunjaku. Në ndërkohe jemi ende në pritje të informatave nga FBK, për fillimin e stërvitjeve për një vit të zjarrtë që na pret”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Përpos vazhdimit të bashkëpunimit me Valonin, Ylli javë më parë zyrtarizoi rinovimin edhe të yllit tjetër të skuadrës, Samir Zekiqi, ndërsa deri tani ka kompletuar dy transfere, shqiptarin nga Mali i Zi, Blendi Avdili, si dhe plejmejkerin amerikan Cody John. Ndërsa ekipit në krye do ti prijë trajneri i vitit të kaluar, Dragan Radoviç.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.