Basketboll

EKSKLUZIVE: KONFIRMOHEN EKIPET E SUPERLIGËS PËR EDICIONIN 2020/21

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi të gjitha klubet në gjirin e saj, se afati i fundit për paraqitje për edicionin e ri, është data 10 shtator në ora 14:00.

Në një prononcim për Asistionline.com, Komesari i garave seniore të FBK-së, Faton Kurshumlija konfirmoi skuadrat nga Superliga e meshkujve të cilat janë paraqitur për regjistrim për edicionin e ri garues 2020/21.

Të gjitha klubet anëtare të Superligës së meshkujve, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të garave 2020-2021. Shtyerja e afatit më tepër është dedikuar për ekipet e ligave më të ulëta si dhe te kategorive e reja”, tha Kurshumlija.

 

Ekipet e paraqitura për regjistrim nga Superliga e meshkujve:

1.Sigal Prishtina
2.Bashkimi
3.Peja
4.Trepça
5.Ponte
6.Golden Eagle Ylli
7.Rahoveci
8.Vëllaznimi 

 

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.