Basketboll

SONTE PAS MESNATËS, NISË SERIA FINALE E LINDJES NË NBA[CELTICS-HEAT]

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte pas mesnatës me kohën tonë lokale, nisë seria finale e Konferencës Lindore në NBA.
 
Në këtë fazë ‘kritike’ të garave në Lindje të NBA-së, kanë arritur dy skuadra tejet të frikshme që vihen përballë njëra tjetrës, Boston Celtics – Miami Heat.
 
Ndeshja e parë finale mes këtyre skuadrave, luhet sonte pas mesnatës me kohën tonë lokale në 00:30 dhe pritet të jetë shumë interesante.
 
Për të arritur në finale të Lindjes, Bostoni kishte hasur në vështirësi të mëdha, duke e siguruar këtë fazë vetëm pas ndeshjes së shtatë dhe kishte eliminuar Toronton me seri finale prej 4-3.
 
Në anë tjetër, Miami Heat arriti në këtë finale më lehtë se që e kishte pritur, duke e eliminuar favoritin në letër, Milwaukee Bucks me seri të përgjithshme prej 4-1.
 
Sa i përket mungesave të skuadrave për këtë ndeshje e para e serisë finale të lindjes, Miami Heat është pothuajse i kompletuar në këtë duel dhe luan  me vetëm një mungesë, që mund të cilësohet edhe si pa rëndësi, Chris Silva i cili mungon për shkak të lëndimit.
 
Ndërsa skuadra e Bostonit, do të jetë në këtë takim pa Javonte Green dhe Vincent Poirier dhe në dyshim për tu paraqitur janë: Jaylen Brown dhe Gordon Hayward.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.