Basketboll

PALOKAJ ME ZARËN, PËSOJNË NGA PARTIZANI NË ABA LIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i basketbollistit Jan Palokaj me prejardhje nga Peja e Kosovës, Zara është mposhtur në kuadër të xhiros së 6-të në ABA Ligë.
 
Ekipi i madh kroat, ku luan edhe Palokaj, është mposhtur nga Partizani i Nishit me rezultatin përfundimtar, 78-63.
 
Për fat të keq, basketbollisti me prejardhje nga Kosova në këtë takim nuk është paraqitur për asnjë minutë, duke e përcjellur ndeshjen vetëm nga banka rezervë.
 
Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme, Palokajt ti besohen sa më shumë minuta, sepse ka potencial tejet të madh e duke ja shtuar faktin se asnjëherë ky lojtar nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës A.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.