Basketboll

TREPÇA MPOSHT VËLLAZNIMIN DHE ARRIN FITOREN E DYTË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit kësaj radhe, kanë triumfuar si mysafirë të Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin final, 76-80.

Që në start, ndeshja nisi më mirë për ekipin e Trepçës që e fitoi periodën e parë(17-22), por që më pas në atë të dytë, Vëllaznimi u këndell dhe e fitoi(23-17), duke shkuar në pushimin mes pjesëve me avantazh minimal, 40-39.

Në pjesën e dytë, skuadrat luajtën shumë kujdesshëm e sidomos në çerekune tretë qëe fitoi Trepça minimalisht(19-20) dhe çerekun e katërt skuadrat e nisën baraz, 59-59 dhe në fund vendosën detajet ku lojtarët e Trepçës ishin më të kujdesshëm dhe e fituan sfidën me 4 pikë dallim, 76-80.

Katërt lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Trepçës sonte: Mojeed Ewuosho me 26 pikë, 8 kërcime e 4 asiste, Kalin Fisher me 19 pikë, Valdrin Haxhiu me 15 pikë e Devin Haygood me 11 sosh.

Tek Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Cedric Council me 27 pikë Devante Jackson me 18 pikë e Chris Hortman me 11 pikë.

Trepça arriti fitoren e dytë në stinorin e ri, karshi dy disfatave. E Vëllaznimi pësoi difatën e tretë, karshi një fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.