Basketboll

VËLLAZNIMI – TREPÇA, PËRBALLJA HAPËSE E XHIROS

Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë, ku do të ketë takime mjaft interesante.

Vëllaznimi-Trepça është ndeshja hapëse e xhiros që zhvillohet sonte dhe shihet si sfidë shumë interesante. Këto dy skuadra në mesjavë shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja mes tyre do të jetë shumë interesante.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 4

E mërkurë

19:00 Vëllaznimi – Trepça

Komentet janë të mbyllura.