Basketboll

NDRYSHOHET ORARI I NDESHJEVE TË SUPERLIGËS, TERMINE TE REJA NGA VIKENDI

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga ky vikend, orari i ndeshjeve në Superligën e Kosovës do të ndryshojë dhe ato do të luhen gjatë ditës e jo si deri tani, gjatë mbrëmjes.

Ky ndryshim i orarit të ndeshjeve, vije si pasojë e vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës, ku në disa komuna të vendit, do të ketë kufizim të lëvizjes dhe orë policore nga mbrëmja, andaj Federata e Basketbollit të Kosovës, ka vendosur të ndryshojë orarin e ndeshjeve.

Në këtë vikend që po vjen, pritet të shohim ndeshje shumë interesante.

Ndeshja mes rivalëve të vjetër, Trepça-Peja e hapë xhiron e pestë të elitës. Me Trepçën që deri më tani ka dy fitore e 2 disfata. Në anën tjetër, Peja që s’di për humbje në këtë stinor të ri të garave, si lidere e renditjes tabelare me 3 fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 14:00.

Ndeshja e dytë e së shtunës, është ajo ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit e që pritet të jetë tejet interesante. Bashkimi deri më tani ka 1 fitore e 2 disfata, ndërsa Rahoveci ka 2 fitore e 2 disfata. Ndeshja nisë nga ora 16:00.

Të dielën zhvillohen dy takimet përmbyllëse të xhiros,.

Ponte Prizreni në ”Sezai Surroi” do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës. Skuadra e Arbnor Rifatit deri më tani ka arritur 2 fitore e 2 disfata. Ndërsa, Prishtina ka bilanc negativ me 1 fitore e 2 disfata. Kjo ndeshjes nisë nga ora 13:30.

E ndeshja e fundit dhe që e përmbyllë xhiron e pestë, zhvillohet në Therandë mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, me Yllin që deri tani ka 2 fitore dhe 1 disfatë e në anën tjetër, Vëllaznimi që ka 3 disfata dhe 1 fitore. Sfida nisë nga ora 15:30.

Të gjitha ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. Ndërsa rezultatin pas çdo çereku për të gjitha ndeshjet, por edhe raportet finale të tyre mund ti gjeni në portalin e vetëm në mbarë trojet shqiptare, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Java 5

E shtunë

14:00 Trepça – Peja

16:00 Bashkimi – Rahoveci

E dielë

13:30 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

15:30 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.