Basketboll

MEGASPORTI MPOSHT PRISHTINËN E RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes nga Drita e Gjilanit në xhiron e kaluar, Megasporti është rikthyer tek fitoret në Ligën e parë, këtë të shtunë.

Ekipi prizrenas ka triumfuar në shtëpi, ndaj Prishtinës së Re, 72-58 dhe është ngjitur përkohësisht në pozitën e katërt në tabelë.

Bleonis Tanushi e Ardit Osmani me nga 17 pikë, Fisnik Pula me 12 pikë e Ensar Muriqi me 11 sosh, u dalluan në këtë fitore për Megasportin sot.

Tek Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore, Luftim Cikaqi me 21 pikë e Gentian Prenaj me 12 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.