Basketboll

KAPITENI I KOSOVËS: ME ANGAZHIM MAKSIMAL, DO RIKTHEHEMI ME REZULTATE POZITIVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Para pak ditëve, Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi, se Drilon Hajziri do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Para se ta shohim, video-lajmin e përgatitur nga Asisti, se çfarë tha kapiteni i Kosovës, para dy ndeshjeve të ardhshme, rikthehemi të shohim performancat e Drilës në dy ndeshjet e fundit me Kosovën në shkurt të këtij viti.

VS Islanda:

Në ndeshjen e parë të Kosovës në para-kualifikimet për Botëror, Kosova e luajti me Islandën. Drilon Hajrizi ishte lojtari më i vlefshëm apo MVP i ndeshjes dhe për pak sa nuk realizoi double-double. Driloni ndeshjen e përmbylli me 16 pikë e 8 kërcime dhe shtoi 6 asistime fantastike kurse efikasiteti i tij nga loja ishte fe-no-menal. (treshet e Drilonit, kërcime e asistime) Ai ishte ishte gati i pagabueshëm dhe qëlloi 4 treshe nga 5 tentime, i shënoi të dy gjuajtjet e lira dhe 1 dypikësh nga 2 tentime. (dyshja e Drilonit, gjuajtjet e lira).

VS Luksemburgu:

Edhe në triumfin e dytë rresht të Kosovës, Driloni ishte fantastik dhe madje në këtë triumf tejet të rëndësishëm, Hajrizi ishte më efikasi me 25 pikë, 7 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të
vjedhur. Në këtë ndeshje patjetër duhet veçuar efikasitetin e Drilonit për dy pikë dhe nga vija e gjuajtjeve të lira. Ai shënoi 10 nga 13 tentimet për dyshe dhe realizoi të gjitha 5 penalet.

Cfarë thotë Driloni për dy ndeshjet e kësaj jave të Kosovës:

Komentet janë të mbyllura.