Basketboll

E GJASHTA E STINORIT, KBF BASHKIMI RADHIT FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur edhe fitoren e gjashtë me radhë në Superligën e Kosovës te femrat.

Vashat prizrenase kanë triumfuar në udhëtim te Penza me shifrat e ngushta, 56-61.

Lojtaret më të dalluara në triumfin e Bashkimit sot ishin, Lejzae Davidson me 22 pikë, Sara Vraniqi me 9 pikë e Jaleesa Averu me 8 sosh.

Tek Penza s’mjaftuan për fitore, Valbona Bytyqi me 22 pikë e Melita Luci me 8 sosh.

Pas xhiros së gjashtë, Bashkimi vazhdon ti prijë renditjes tabelare te femrat me 12 pikë, nga 6 ndeshje të zhvilluara me po aq fitore. Ndërsa, Penza ka 7 pikë, 2 fitore dhe 3 humbje e 1 ndeshje më pak.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.