Basketboll

NEW BASKETI MPOSHT THELLË FERONIKELIN

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketi e ka mposhtur thellë, Feronikelin në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e parë.

Prizrenasit kanë mposhtur ekipin e Feronikelit me rezultat tejet të thellë, 99-74, duke e u ngjitur përkohësisht në pozitën e pestë në tabelë e Feronikeli u fundos në vendin e parafundit.

Më të merituarit për këtë triumf të New Basketit sonte ishin, Bardhi Rexha me double double(24pk, 11krc), Joshua Juddine poashtu me double double(19pk, 11krc), si dhe Hajriz Hazeri me 20 pikë e Ardit Memqaj me 10 sosh.

Tek Nikli u dalluan, Engjull Sollova me 25 pikë, Valdet Shala me 14 pikë e Fisnik Hoti me 12 pikë.

Pas xhiros së shtatë, New Basketi ka bilanc prej 3 fitoreve e 4 humbjeve. Ndërsa, Nikli sonte pësoi edhe disfatën e pestë, karshi vetëm një fitoreje dhe ka një ndeshje më pak.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.