Basketboll

PEJA DHE BASHKIMI, PËRBALLEN SOT NË ”KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pushimi më shumë se dy javor, shkaku i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot rikthehet me ndeshje Superliga e Kosovës.

Sot do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Pejës dhe Bashkimit.

Deri më tani, pejanët kanë tri fitore dhe asnjë humbje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës që shpresojnë në paraqitje të mirë sot, në sfidën që zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Karagaçi’.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

Prince Caffe Superliga – Java 4

E mërkurë

15:00 Peja – Bashkimi

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.