Basketboll

MH PRISHTINA RIKTHEHET TE FITORET, MPOSHT VUSHTRRINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Marigona Hill Prishtina  këtë xhiro është rikthyer te fitoret në Ligën e parë.

Ekipi prishtinas ka arritur të mposhtë në udhëtim, skuadrën e papërshtatshme të Vushtrrisë me rezultat tejet të ngushtë, 67-75, por tejet të vlefshëm.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e ekipit të MH Prishtinës sonte ishin, Visar Ejupi me 16 pikë, Genc Zeqiri me 11 pikë e Drilon Shala me 10 pikë.

Tek Vushtrria me lojë të mirë u dalluan, Albion Imeri me 16 pikë, Butrint Zabërgja me 12 pikë e Engjëll Ramaj me 11 pikë.

Pas xhiros së tetë në Ligën e parë, MH Prishtina pozicionohet në vendin e 2-të, por përkohësisht me 14 pikë, 6 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Vushtrria gjendet e 4-ta poashtu përkohësisht me 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.