Basketboll

PËRBALLJA E RIVALËVE TË VJETËR, SOT NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, zhvillohet një përballje e mbetur e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

 

 

Bëhet fjalë për ndeshjes mes rivalëve të vjetër, Trepça dhe Peja, ekipe të cilat do të ndeshen sot nga ora 15:00 në ”Minatori” të Mitrovicës.

 

 

Deri më tani, mitrovicasit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Duelet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesant dhe kështu pritet edhe kësaj radhe në palestrën ‘Minatori’.

 

 

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

 

Prince Caffe Superliga – Java 5

E shtunë

15:00 Trepça – Peja

Komentet janë të mbyllura.