Basketboll

RAHOVECI ME FITORE TË MADHE NË DERBIN NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar debrin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës, ndaj Golden Eagle Yllit e zhvilluar në Therandë.

Mysafirët nga Rahoveci, kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat tejet të lartë, 76-96.

Starti i ndeshjes ishte tejet i baraspeshuar, me Rahovecin që fitoi minimalisht periodën e parë, 15-16, ndërsa në çerekun e dytë, vreshtarët thelluan avantazhin duke e fituar edhe periodën e dytë, 15-22 dhe skuan në pushimin mes dy pjesëve me avantazh, +8(30-38).

Loja e mirë e mysafirëve nga Rahoveci vazhdoi edhe në pjesën e dytë, të cilët i fituan edhe dy periodat e fundit të ndeshjes(20-30, 26-28), për ta vulosur fitoren e madhe në ”13 Qershori” ndaj  Yllit, 76-96.

Në fitoren e sontme të Rahovecit, individët më të dalluar ishin: Alban Veseli me 26 pikë, Isaiah Traylor me 23 pikë, Marvin Jones me 17 pikë, Edmond Kryeziu me 16 pikë dhe Amadi Ikpeze me double-double, 11 pikë e 16 kërcime

Tek Ylli pikë dyshifrore arritën, Griffin Ramme 21 pikë, Valon Bunjaku 16 pikë, si dhe Arber Berisha e Cody John me nga 11 pikë secili.

Pas xhiros së shtatë, Rahoveci i afrohet kreut të tabelës dhe vendoset i 2-ti me 12 pikë, 5 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Ylli bie në pozitën e 3-të me 11 pikë, 4 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Ylli e pret Ponte Prizrenin e Rahoveci i shkon Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.