KBF PRISHTINA TRANSFERON QENDRËN E FUQISHME AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline)– Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, ka transferuar në radhët e veta një lojtare të huaj tejet cilësore.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar sot, se ka arritur marrëveshje me basketbollisten, Da’Jah Daniel e gjatë 1.93cm e cila luan në pozitën e qendrës.
Qendra e fuqishme amerikane vjen nga NCAA, ku në stinorin e kaluar ishte pjese e kolegjit “Grand Canyon State University” me të cilët luajti për 29.5 minuta dhe kishte double-double mesatare,11.6 pikë e10.3 kercime për ndeshje.
Basketbollistja në fjalë pritet të jetë ‘armë’ e fortë për klubin kryeqytetas që edhe sivjet synon trofetë në basketbollin kosovar femëror.
/AsistiOnline.com/
�
Komentet janë të mbyllura.