REALI MPOSHTET NË MADRID NGA MILANO
Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpia Milano e ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Real Madridi në kuadër të xhiros së 18-të në Euroligë.
Skuadra nga qyteti i modës, ka triumfuar ndaj Real Madridit me rezultat, 76-80, në një super-ndeshje që e përcaktoi fituesin vetëm në sekondat e fundit.
Ish-lojtari i Realit ‘Chacho’ Rodriguez, shkëlqeu për Milanon sonte me 17 pikë i ndihmuar edhe nga Malcolm Delaney me 14 sosh në këtë fitore.
Tek ‘Los Blancos’ s’mjaftoi pëe fitore, performanca fantastike e veteranit, Jaycee Carroll që realizoi 20 pikë, por as Walter Tavares me 14 sosh.
Pas xhiros së 18, Milano tash ka 10 fitore e 7 humbje, duke zënë pozitën e 7-të në tabelë. E Reali gjendet i 3-ti me 12 fitore e 6 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.