Basketboll

KAMPIONËT TRIUMFOJNË PËRBALLË HOUSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së, LA Lakers e kanë arritur edhe fitoren e tetë në stinorin e ri të garës.

Lakers së fundmi kanë arritur të triumfojnë ndaj ‘raketave’ nga Houstoni me rezultat, 102-120.

Anthony Davis me 27 pikë e LeBron James me 18 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të Lakers.

Përderisa tek Houstoni s’mjaftuan për fitore, Chris Wood me 23 pikë e as James Harden me 20 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.