Basketboll

ZYRTARE: VËLLAZNIMI TRANSFERON ATIK KOSHIN NGA PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një gjysmëstinori të kaluar te Sigal Prishtina, Atik Koshi është rikthyer tek skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.

Lajmin për kalimin e Koshit te Vëllaznimit e ka konfirmuar vetë skuadra kuq e zi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Atik Koshi në vjeshtë u paraqit me Sigal Prishtinën dhe kishte mesatare prej, 4.7 pikëve, 2.6 asisteve dhe 2.3 kërcimeve për ndeshje.

Në të kaluarën, 21 vjeçari nga Gjakova është paraqitur edhe për Rahovecin, si dhe ka qenë pjesë e Përfaqësueseve të reja të Kosovës dhe me të drejtë cilësohet si një prej talentëve më të mëdhenjë vendorë aktualisht.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.