Basketboll

”FINAL EIGHTI” I KUPËS PËRSËRI NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 11.01.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur për organizimin e ”Final Eight”-it të Kupës së Kosovës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që KB Rahoveci të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës 2021 i cili do të mbahet në datat 03-07.02.2021.

Ky është viti i tretë rresht, që Federata e Basketbollit të Kosovës ia beson organizimin e ”Final Eight”-it të Kupës, skuadrës së Rahovecit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.