Basketboll

NETS FITOJNË SUPER-PËRBALLJEN NDAJ BUCKS

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets e kanë fituar përballjen kryesore të mbrëmjes në NBA, ndaj Milwaukee Bucks.

Nets kanë mposhtur skuadrën e Milwaukeet tepër ngushtë, 125-123, në një sfidë tepër interesante, që e dha fituesin e duelit vetëm në sekondat e fundit.

Dy super-yjet e ekipit, James Harden me 34 pikë e 12 asiste, si dhe Kevin Durant me 30 pikë, ishin pikëshënuesit më të mirë të Brooklynit në këtë triumf të madh.

Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me 34 pikë e 12 kërcime dhe Khris Middleton me 25 pikë.

Tash, Nets kanë 9 fitoren e 6 humbje. Ndërsa, Milwaukee ka 9 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

https://m.youtube.com/watch?v=MK-Hmkq6zmc

 

Komentet janë të mbyllura.