Basketboll

SUPER-DERBI I XHIROS, LUHET SOT MES PEJËS E RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet sonte në ”Karagaçi” të Pejës.

Bëhet fjalë për super-sfidën ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe përballja në ‘Karagaçi’ shihet si shumë interesante. Pejanët kanë dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe tri humbje, duke u renditur në vendin e parë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E mërkurë

17:00 Peja – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.