Basketboll

PONTE PRIZRENI MPOSHT PEJËN DHE RRËMBEN KREUN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën.

Prizrenasit kanë arritur që në Palestrën e tyre, ”Sezai Surroi” të mposhtin ekipin e Pejës me rezultatin e përgjithshëm të sfidës, 89-81, duke marrë edhe kreun e renditjes tabelare.

Në fakt Peja e nisi më mirë këtë takim, duke e fituar çerekun e parë me rezultat, 16-19, por që kundërpërgjigja e Prizrenit erdhi shpejtë, prizrenasit fituan çerekun e dytë, 25-18 dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, 46-42, në favor të Ponte Prizrenit.

Loja e mirë e Ponte Prizrenit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë Ponte Prizreni e fitoi atë me 7 pikë dallim(23-16). Ndërsa në periudhën e fundit, Peja arriti që të këndellej paksa, duke e fituar ngushtë këtë periodë, 20-23, por që nuk arriti ta përmbysë krejtësisht rezultatin dhe fitorja ju takoi vendasve nga Prizreni.

4 basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Ponte Prizrenit sonte, Divine Myles(24), Jeremiah Paige(22), Urim Zenelaj me double-double(17pk, 13krc) dhe Arti Hajdari(10).

Te Peja s’mjaftuan për fitore, Dion Dixon me 29 pikë, Brandon Walters me 16 pikë, Marko Peroviç me 14 pikë e Rron Grapci me 10 sosh.

Pas xhiros së 17-të, Ponte Prizreni rrëmben kreun e renditjes tabelare me 29 pikë, 12 fitore e 5 humbje. Përderisa, Peja renditet e 3-ta me 11 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e ardhshme, prizrenasit takohen me Rahovecin në udhëtim e Peja e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.