Basketboll

VESELI: JEMI TË DËRRMUAR NGA LODHJA, RAHOVECI DO TË RIKTHEHET TE FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Rahovecit në dy vitet e fundit, Alban Veseli ka folur për AsistiOnline.com, pas humbjes së ‘vreshtarëve’ nga skuadra e Prishtinës.

Veseli ka deklaruar se ndeshjet e shpeshta në elitë dhe mungesa e lojtarëve nga banka rezervë, po ndikon direkt në ekip. Por që në sfidat e radhës do ti mbushin ‘bateritë’ dhe do rikthehen tek rezultatet pozitive.

Thjesht jemi konsumuar shumë si ekip, ndeshjet e shpeshta(tri për një javë), po na kushtojnë sepse ekipi nuk e ka freskinë e duhur. Ne edhe ashtu si ekip, jemi duke luajtur pothuajse me 5-6 lojtarë vazhdimisht shkaku i lojtarëve të paktë në bankën rezervë dhe sigurisht që kjo ndikon keq. Por do ta marrim veten shumë shpejtë dhe do të rikthehemi te fitoret”, tha Veseli pas ndeshjes.

Skuadra e Rahovecit u mposht sonte nga Sigal Prishtina, duke humbur edhe kreun e tabelës edhe pse ka pikë të barabarta me Ponte Prizrenin, por që këta të fundit kanë koshaverazh më të mirë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.