Basketboll

PAS DY DISFATAVE RRESHT, NETS RIKTHEHEN TE FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets më në fund janë rikthyer te fitoret në NBA, pas dy disfatave rresht.

Skuadra e Steve Nash, ka arritur të mposhtë nën-kampionët aktualë të garës, 128-124 edhe pse me vështirësi të mëdha.

I rikthyeri nga lëndimi, Kevin Durant ishte më i miri në këtë takim me 31 pikë i ndihmuar edhe nga Kyrie Irving me 28 sosh.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Bam Adebayo me plotë 41 pikë dhe Goran Dragiç me 19 sosh.

Deri tani Brooklyni ka 10 fitore e 8 humbje. Përderisa, Heat kanë 6 fitore e 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=yXp_DLuQ34A

 

Komentet janë të mbyllura.