Basketboll

EFESI MPOSHT ZVEZDËN DHE FUTET NË ZONËN PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi ka arritur fitore tejet të vlefshme në kuadër të xhiros së 22-të në Euroligë.

Skuadra nga Stambolli i Turqisë, ka arritur të mposhtë Zvezdën e Beogradit me shifrat finale, 86-62.

Shane Larkin me 23 pikë e Vasilije Miçiç me 13 pikë, sonte ishin dy lojtarët më të dalluar në fitoren e Efesit

Tek Zvezda s’mjaftuan për fitore, Dejan Davidovac e Ognjen Dobriç me nga 12 pikë.

Efesi me këtë fitore ngritet në pozitën e 8-të me 12 fitore e 10 humbje.

Ndërsa, Zvezda pozicionohet e parafundit me 14 humbje e 6 fitore.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.