Basketboll

HARRIS VENDIMTAR, SIXERS MPOSHTIN LAKERSAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Philadelphia Sixers ju kanë shkaktuar humbjen e parë të stinorit(si mysafir), skuadrës së LA Lakers.

Me shënim nga gjysmëdistanca 2.4 sekonda pa përfunduar sfida, Tobias Harris ka qenë vendimtar për fitoren e Philly ndaj Lakers minimalisht, 107-106.

Joel Embiid me 28 pikë e Tobias Harris me 24 sosh(pikët vendimtare), ishin më të dalluarit në fitoren e Sixers në këtë duel.

Në anën tjetër, Lebron James me 34 pikë dhe Anothony Davis me 23 sosh, s’mjaftuan për fitoren e Lakers.

Në Konferencën Lindore, Philadelphia gjendet ekipi i parë me 13 fitore dhe 6 humbje. Përderisa, Lakers në Perëndim të dytit me 14 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.