Basketboll

RIVALËT E VJETËR NDESHEN SONTE NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet në ”Minatori” të Mitrovicës.

Në një duel që pritet të jetë shumë interesant, përballen Trepça dhe Peja, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Mitrovicasit janë këndellur në stinorin pranveror, duke arritur tri fitore në katër ndeshje, kurse në përgjithësi pesë fitore dhe 13 humbje, ndërsa pejanët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 19

E shtunë

17:00 Trepça – Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.