Basketboll

MUSAB MALA MAESTRAL, BASHKIMI THELLON KRIZËN E RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka shënuar një fitore shumë të madhe në kuadër të xhiros së 19-të si vendas ndaj Rahovecit.

Portokallinjët kanë arritur fitore të madhe dhe dramatike në shtëpinë e tyre, duke mposhtur Rahovecin me rezultatin përfundimtar të takimit, 86-83.

Që në start sfida ishte shumë interesante me Bashkimin që e fitoi çerekun e parë, 25-24, por Rahoveci shpejtë u këndell për ta fituar çerekun e dytë bindshëm, 18-31 dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me rezultat, 43-55.

Në pjesën e dytë, Bashkimi e mori komplet iniciativën e ndeshjes, duke fituar fillimisht çerekun e tretë, 20-15, ndërsa përmbysjen e madhe e bëri në periodën e fundit, duke e fituar atë me 10 pikë diferencë(23-13) e fitorja në fund ishte e padiskutueshme.

Djaloshi fantastik, Musab Mala ishte enigmë e pazgjidhur për Rahovecin sonte dhe ishte individi kryesor pse Bashkimi arriti fitore, duke realizuar plotë 38 pikë, 3 kërcime e 1 asist, ndihmuar edhe nga Sean Hoehn që realizoi 30 pikë.

Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Marvin Jones me 26 pikë, Isaiah Traylor me 17 pikë e Alban Veseli me 13 pikë.

Pas xhiros së 19-të, Bashkimi ngritet në kuotën e 31 pikëve dhe gjendet i 5-ti me 11 fitore e 9 humbje. Ndërsa, Rahoveci mbetet i 4-ti me 32 pikë, 12 fitore e 8 humbje.

Në xhiron e radhës, Bashkimi luan ndaj rivalit lokal, Ponte Prizrenit e Rahoveci e pret Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.