Basketboll

ÇEREKFINALJA E DYTË E DITËS, ZHVILLOHET MES 04-SHAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Çerekfinalja e dytë e ditës hapëse të ”Final Eight”-it në Kupën e Kosovës për këtë edicion, luhes mes dy skuadrave nga i njëjti rajoni, apo i njohur ndryshe si 04.

Bëhet fjalë për sfidën çerekfinale mes organizatorit të garës, Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit nga Prizreni. Deri më tani, therandasit janë përforcuar me Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, duke krijuar ekip për trofe, kurse Bashkimi që sivjet po udhëhiqet nga plejmejkeri vendor, Musab Mala, gjithmonë ka aspirata të mëdha dhe edhe në këtë duel hyn për sukses.

Para fillimit të kësaj sfide do të bëhet edhe hapja solemne e organizimit të këtij ”Final Eighti” me një ceremoni të organizuar nga mikëpritësi.

Ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit do të nisë nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Në edicionin e fundit të kësaj gare, pikërisht këto dy skuadra ishin ballafaqur në gjysmëfinale, ku Ylli kishte mposhtur Bashkimin, 79:69 dhe kishte arritur në finale të Kupës së Kosovës, historikisht për herë të parë në histori të klubit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.