Basketboll

YLLI ARRIN NË FINALEN E MADHE TË KUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për edicionin aktual 2020/21.

Skuadra nga Theranda ka arritur që të triumfojë në gjysmëfinale ndaj Rahovecit me rezultatin, 66-87, dhe shumë më lehtë se që është pritur ndaj një rivali sikurse ‘vreshtarët’.

Që nga fillimi e deri në fund, skuadra e Yllit e kishte rezultatin në favorin e vet, duke fituar pothuajse të gjitha periodat e takimit(përveç çerekut të tretë, 21-18) madje bindshëm(12-21, 7-19, 26-29). Në anën tjetër e pamë një Rahovec tërësisht të ç’orientuar, që nuk arriti të bëjë më shumë në këtë duel i cili i takoi komplet Yllit.

5 basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte: Valon Bunjaku që ishte fantastik me 24 pikë, prej tyre 6 trepikësha. Erjon Kastrati me 19 pikë, Elyjah Clark me 16 pikë, si dhe Demetris Morant e Mitchel Wilbekin me nga 12 pikë.

Te Rahoveci, Arian Qallaku me 22 pikë, Isaiah Traylor me 14 pikë, si dhe Marvin Jones e Altin Morina me nga 11 pikë s’mjaftuan për fitore.

Me këtë triumf, Ylli kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës dhe atje e pret fituesin e duelit të sontëm gjysmëfinal, Ponte Prizreni – Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.