Basketboll

MEHMETI FLET PËR FINALEN PRISHTINA-YLLI, TREGON PIKAT E FORTA TË SKUADRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë kosovarë të para dhe pas luftës, Artan Mehmeti e ka komentuar finalen e Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Yllit.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Mehmeti e ka komentuar finalen e Kupës së Kosovës, duke treguar konkretisht për pikat e forta të dyja ekipeve që ndeshen sonte në një super-sfidë.

Finale teper e mirë, mezi pres ta shikoj. Pritjet janë të mëdha nga dy taboret. Shpresojmë te shikojmë lojë me rritëm të shpejtë dhe në momente me mbrojtje te kombinura. Te dy finalistët kanë tregu forcen e tyre gjatë rrugëtimit deri në finale dhe me meritë arritën këtu janë.

Ylli super ekip me Erjon Kastratin i cili ju ka dhënë qetësinë ekipit të Yllit në sulm dhe në mbrojtje do ta këtë përballë ekipin tjetër i cili me perforcimet e fundit, ka treguar ‘dhëmbët’ e ekipit duke na paralajmëruar një super-finale mes dy ekipeve.

Mendoj se Ylli ka pak më shumë përparësi se Prishtina, shkaku i fondit me të mirë të lojtarëve dhe luan në palestrën e vet, por nëse plejmejkeri i Prishtinës, hyn në ritëm si në gjysmëfinale dhe të ketë ndihmën e lojtareve të tjerë, atëhere shumë lehtë Prishtina mund të kthehet me kupë në kryeqytet”, tha Mehmeti për AsistiOnline.com

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, luhet sonte nga ora 17:30 në Suharekë. Ndërsa rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.