Basketboll

RADOVIÇ APO ISH-SKUADRA, PRISHTINA DHE YLLI SOT KËRKOJNË KUPËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një jave të gjatë me shumë ndeshje basketbolli, momenti final ka ardhur sot, ku do të kërkohet trofeu i çmuar i Kupës së Kosovës.

Dy skuadra kualitative dhe tejet të përgatitura kanë arritur në finale të Kupës për këtë edicion. Sigal Prishtina me përvojën e saj të madhe e cila mund të jetë determinuese për fatin e sfidës së sotme, apo Ylli i super-motivuar dhe i super-përforcuar që ka arritur finalen e dytë rresht në këtë garë.

Luftë e madhe pritet të zhvillohet në këtë super-sfidë në të gjitha pozitat në parket, por vetëm një ekip do ti gëzohet trofeut të çmuar të basketbollit të Kosovës.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:30, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.