Basketboll

TOLEFREE MVP E FINALES SË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka mposhtur sot Bashkimin e Prizrenit në finale të Kupës së Kosovës për femra.

Pas ndeshjes finale, basketbollistja amerikane e Prishtinës, Alexis Tolefree është shpallur MVP e kësaj finale, duke u treguar fantastike në duelin përballë Bashkimit.

Në këtë fitore që kishte vlerë kupe, Tolefree ishte basketbollistja më meritore e Prishtinës me plotë 37 pikë, 5 kërcime, 2 asiste dhe 2 vjedhje topash.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.