Basketboll

KOSOVA NESËR PËRBALLË LUKSEMBURGUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
 
‘Dardanët’ përballë do ta kenë skuadrën kombëtare të Luksemburgut të cilën në ndeshjen e parë të grupit e mposhtën me 4 pikë diferencë dhe me fitoren e dytë ndaj tyre i rrisin gjasat për tu kualifikuar tutje.
 
Ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut luhet të enjtën nga ora 19:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
 
Të kujtojmë se dy ditë pas ndeshjes me Luksemburgun, Kosova luan edhe me Sllovakinë në ndeshjen e fundit të grupit dhe me fitore nga të dyja ndeshjet kualifikohet tutje.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.