Basketboll

WIZARDS ARRIN FITOREN E TRETË RRESHT, BOSTONI VAZHDON ME FORMËN E DOBËT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ndeshje pothuajse të niveluar mes Denverit dhe Ëashingtonit, në skenë doli Davis Bertans për ti udhëhequr magjistarët drejt fitores së tretë rradhazi me rezultat maksimalisht minimal, 130-128.

Edhe pse dyshja Jokic-Murray realizuan së bashku plotë 68 pikë, supriza e natës Davis Bertans me 35 pikë mbajti skuadrën mbi supe drejt kësaj fitore të rëndësishme. I zakonshmi Bradley Beal që po vazhdon me performance fantastike kompletoi double double me 25 pikë e 10 asistime.

Ishte kjo humbja e dytë rresht për Denverin që kanë seri prej 15 fitore e 13 humbje dhe zhvendosen në vendin e 7 të perëndimit. Ndërsa Ëashingtoni ka filluar ngjitjen në malin e lindjes duke u rënditur tani në vendin e 13 me 9 fitore e 17 humbje.
________________________________________________________________________________

Nga ana tjetër, pas 4 humbjeve të njëpasnjëshme, Atlanta Haëks merr një fitore të rëndësishme përballë Bostonit me rezultat 122-114.

Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Celtics, Trae Young ka marrë vëmendjen e natës duke shënuar plotë 40 pikë me 8 asistime e 3 kërcime, duke lënë nën hije Jayson Tatumin që shënoi 35 pikë.

Me këtë fitore, Atlanta po vazhdon të shpresoj për një vend në 8 pozitat e para të lindjes, me Bostonin që po rrezikon seriozisht kualifikimin në play off që ka seri prej 14 fitore e 14 humbje.

Ndeshjet tjera të mëngjesit të sotëm janë këto:

DETROIT PISTONS – CHICAGO BULLS 102-105
INDIANA PACERS – MINNESOTA 134-128
NEË YORK KNICKS – ORLANDO MAGIC 89-107

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Ae13hMzNOLQ

Komentet janë të mbyllura.