Basketboll

VASHAT E VËLLAZNIMIT RIKTHEHEN TE FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Vëllaznimit janë rikthyer shpejtë te fitoret në Superligën e Femrave, pas disfatës së ngushtë që e kishin pësuar nga Penza.

Si mysafire të Trepçës në Mitrovicë, vajzat e Vëllaznimit kanë arritur të triumfojnë me shifrat e thella të ndeshjes, 56-109.

Sarah Mgbeike arriti triple-double monstruoz në duelin e sotëm për Vëllaznimin(38pk, 36krc, 11ast, 6 blk), ndërsa plotë 45 pikë i realizoi edhe Ravena Baker.

Te Trepça pikë dyshifrore arritën tri lojtare: Alyson Johnson(14), Alma Muzliukaj(12) e Sihana Ramoja(12).

Ishte kjo fitorja e 10-të e Vëllaznimit, karshi 4 disfatave dhe vashat gjakovare vazhdojnë ta mbajnë pozitën e dytë me 24 pikë, ndërsa Trepça mbetet e fundit me 15 pikë, 1 fitore e 13 humbje.

/AsistiOnline.com/  

 

Komentet janë të mbyllura.