Basketboll

DARDAN BERISHA SPORTISTI I VITIT NGA KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Çmimi i sportistit të Vitit në Kosovë i dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të parë shkoi tek ylli i basketbollit tonë, Dardan Berisha.

Dardani ishte njëri prej më të dalluarëve në dy fitoret e kombëtares tonë të basketbollit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, duke e fituar Kupën e Kosovës në basketboll, derisa vazhdon të mbetet ndër lojtarët më të dalluar në Superligën e Kosovës.

Falënderoj Komitetin Olimpik të Kosovës për çmimin, falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na përkrah gjithmonë, familjen time për mbështetje dhe tifozët tanë”, ka thënë Berisha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.