Basketboll

PA DURANTIN, POR MPOSHTIN EDHE CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite kryesore për titullin e NBA-së sivjet, Brooklyn Nets e ka fituar edhe një derbi.

Edhe pse në mungesë të super-yllit, Kevin Durant, megjithëkëtë Nets mposhtën LA Clippers me 4 pikë diferencë apo, 108-112

Kreatorë të fitores së 20-të sezonale të Nets, si zakonisht ishin: James Harden me 37 pikë, 11 kërcime e 7 asiste, ndihmuar edhe nga Kyrie Irving me 28 pikë.

Te Clippers s’mjaftuan për fitore, Paul George me 34 pikë e as Kawhi Leonard me 29 sosh.

Ishte kjo fitorja e 20 sezonale për Nets, karshi 12 disfatave dhe tash ata gjenden të dytit në Lindje. Përderisa, Clippers mbeten të 3-tit në perëndim me 22 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=BJXSS1xYBkM

Komentet janë të mbyllura.