Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ZYRTARE: PAU GASOL RIKTHEHET TE BARCELONA – AsistiOnline
Basketboll

ZYRTARE: PAU GASOL RIKTHEHET TE BARCELONA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pau Gasol sot ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur te Barcelona.

Pau Gasol dhe Barcelona kanë nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje për pjesën e mbetur të sezonit, konfirmoi vetë lojtari gjatë ditës së sotme.

Gasol, 40 vjeç, do të bëjë rikthimin e tij në Evropë për herë të parë gati që prej dy dekada kur luajti për herë të fundit pikërisht për Barcelonën.

Lajmi fillimisht doli të shtunën si spekulim, por Gasol nuk e konfirmoi. Ndërsa tre ditë më vonë, siç kishte premtuar, ai e bëri njoftimin vetë.

Pasi u përjashtua nga skuadra e NBA-së, Portland Trail Blazers në Nëntor të vitit 2020, Barcelona ishte ndër opsionet më të mira për njeriun e madh legjendar spanjoll, ndërsa në ndërkohë ai synoi të përmirësohej fizikisht dhe të bëhej i disponueshëm për katalunasit si dhe Kombëtaren spanjolle para Olimpiadës së Tokios 2021.

Karriera e gjatë dhe e begatë e Gasol filloi me Barcelonën në 1998, ku qëndroi deri në sezonin 2000-01 para se të bëhej zgjedhja e tretë e përgjithshme në draftin e 2001 në NBA nga Atlanta Hawks.

Pasi fitoi dy herë kampionatin NBA me Los Angeles Lakers (2009, 2010) dhe udhëhoqi Spanjën në një seri suksesesh në dy dekadat e kaluara, Gasol është përsëri në Evropë për t’u ribashkuar me ish-shokun e tij të skuadrës Sarunas Jasikevicius, megjithëse kësaj here rolet do të ndryshohen, pasi Saras tani është ‘bosi’ i Barcelonës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.