37 PIKË E 7 TRESHE, RIKTHEN WARRIORS TE FITORET
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors kanë arritur një triumf shumë të rëndësishëm mëngjesin e së mërkurës. Luftëtarët arritën fitore të vështirë kundër New York Knicks në një duel që u veçua me performancën fantastike të Steph Curryt.
Curry realizoi 37 pikë(prej tyre 7 trepikësha), në këtë duel për t’i dhënë fitoren e 17-të skuadrës së drejtuar nga Steve Kerr dhe për të mbajtur kështu epërsinë prej dy fitoresh ndaj ndjekësëve më të afërt për pozitat playoff, Dallasit.
Tek New Yorku përsëri lider i skuadrës ishte, Julius Randle me 25 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime.
Golden State janë në pozitën e tetë të perëndimit, ndërsa New York Knicks qëndrojnë të shtatët në lindje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.