Basketboll

NETS FITOJNË EDHE PA DURANTIN, TRIUMFI I SHTATË RRADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Mungesa e superyllit, Kevin Durant nuk po del të jetë problem edhe aq i madh për skuadrën e Brooklyn Nets.

Njujorkezët të udhëhequr nga dyshja Irving – Harden, triumfuan kësaj radhe ndaj Sacramentos me rezultatin, 127-118.

Më i miri në parket si çdo herë në takimet e fundit ishte “mjekrra”, James Harden që realizoi dyshifrorë të trefishtë prej 29 pikë, 11 kërcimeve dhe 14 asistimeve. Me paraqitje fantastike surprizoi edhe Bruce Brown që arriti të realizoj 29 pikë me 84.6 për qind efikasitet.

Kings luajtën mirë si skuadër me gjashtë lojtar që shënuan pikë dyshifrore, ndërsa padyshim më së shumti shkëlqeu, De’Aaron Fox me 27 pikë dhe 8 asistime.

Rezultatet e tjera të natës ishin:

Detroit Pistons 105-93 Orlando Magic,
Atlanta Hawks 111-112 Cleveland Cavaliers,
Minnesota Timberëolves 112-139 Milwaukee Bucks,
Boston Celtics 107-110 Dallas Mavericks,
Golden State Warriors 114-106 New York Knicks

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Ak82XhO3Dyw

Komentet janë të mbyllura.